BallinaKronikeEmrat/Kapen me kokainë në makinë, arrestohen tre poseduesit

Emrat/Kapen me kokainë në makinë, arrestohen tre poseduesit

spot_img

Janë sekuestruar 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë. Polcia ka njoftuar se janë arrestuar në flagrancë 3 poseduesit e lëndës narkotike.

Burime nga Policia bëjnë me dije se personave që iu gjet më shumë se 1 kilogramë kokainë në aksin rrugor Tiranë-Fushë Krujë janë shtetasit Leonard Lozi, Latif Lozi, Akil Bunaj.

Ja njoftimi i policisë:

Durrës

Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje dhe trafikim të drogave të forta.

Finalizohet operacioni i koduar “Tapiza”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës.

Sekuestrohen 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë.

Arrestohen në flagrancë 3 poseduesit e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e disponuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale, u finalizua operacioni policor i koduar “Tapiza”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

L. L., 58 vjeç dhe L. L., 28 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”), babë e bir, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Tapizë – Fushë Krujë, në bazë të informacioneve të marra për këta shtetas, të cilët po transportonin një sasi të konsiderueshme kokaine, kanë ndaluar mjetin tip “Volksëëagen”, që drejtohej nga shtetasi L. L., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit në mjet, në kroskot, u gjetën 1 kg e 30 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular