BallinaBotaKriza e re e Suezit/ Detaje nga trafiku më i shtrenjtë në...

Kriza e re e Suezit/ Detaje nga trafiku më i shtrenjtë në botë

spot_img
spot_img

Një anije mega-kontenier ka bllokuar Kanalin e Suezit duke provokuar një nga krizat më të rënda ekonomike të momentit në botë.

Anija e kompanisë Ever Given po mban të bllokuara një sasi të përllogaritur prej 9.6 miliardë dollarë mallra në ditë, raporton BBC.

Të dhënat janë përpunuar nga Lloyd’s dhe shërbejnë për të treguar se sa jetike është ky kanal për tregtinë mes lindjes dhe perëndimit.

Pavarësisht përpjekjeve për të liruar anijen e ngecur, ekspertët thonë se do të duhen javë për të arritur këtë gjë.

Anija ka një gjatësi sa katër fusha futbolli dhe peshon 200 mijë ton. Ajo është në gjendje të mbajë plot 20 mijë kontenierë.

Për të shpjeguar sa e madhe është anija, shërben një foto e një ekskavatori që po punon për të pastruar rërën pranë anijes së ngecur. Fotoja është bërë virale në rrjet.

Bllokada ka krijuar një radhë të madhe anijesh në atë që po etiketohet si vargu i trafikut më i shtrenjtë në botë.

Kanali ndan Afrikën nga Lindja e Mesme dhe Azia dhe është një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë. Aty kalojnë 12 përqind e totalit të tregtisë globale.

Për momentin janë 160 anije që po presin në radhë. Njëra prej tyre madje u bë virale pasi me lëvizjet e saj në ujë, formoi një ‘penis’ në shenjë revolte.

ImageImageImageImageImageImage

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular