Kalon për gjykim dosja penale e Nevaldo Hajdarajt. Sot në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës.
Seanca paraprake kryesohet nga gjyqtari Bedri Qorri. Avokati i ish policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes seë nevojshme. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Nevaldo Hajdaraj i ka kërkuar falje Qazim Rashës në sallën e gjyqit.
Ndaj efektivit të forcave shqiponja Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje. Vetë Hajdaraj ka qenë në seancën e sotme, ku gjatë gjithë kohës ka qendruar me kokën ulur.