BallinaKryesorePas kërkesës së KQZ/ Kolegji Zgjedhor afron datën, ja kur do të...

Pas kërkesës së KQZ/ Kolegji Zgjedhor afron datën, ja kur do të shqyrtohet padia e PS për listat e kandidatëve të PD

spot_img
spot_img

Kolegji Zgjedhor ndryshon datën për shqyrtimin e padisë së PS. Ndonëse fillimisht u vendos më 31 marsi në orën 11:00 seanca në Kolegjin Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për listat e kandidatëve të PD, KQZ kërkoi përshpejtimin e procesit duke e argumentuar me faktin se kjo do të ndikonte në prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimi dhe për këtë arsye Kolegji vendosi që seanca të jetë më 29.03.2021 ora 11.00, pra dy ditë më herët.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se trupa gjykuese përbëhet nga Alma Kolgjoka, relatore, Asim Vokshi, Esmeralda Xhiri, Gentian Medja, Manjola Xhaxho, anëtarë.

PS dorëzoi dje në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS, që lejoi pak ditë më parë listën e kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Ndryshim me 222 emra.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë nga 222 të propozuar, në 153.

PS argumenton se numri i lartë i listës së kandidatëve sjell problematikë thelbësore në fletën e votimit dhe përbën cenim të votës së parapëlqyer pasi kandidatët që do të jenë në pjesën e dytë të listës iu bëhet e pamundur të kapin herësin ose 10 000 vota për t’u zgjedhur në Kuvend.

Ndër të tjera PS thekson se numri i kandidatëve që duhet të përmbajë lista është përcaktuar në Urdhrin e botuar nga Kryekomisioneri në faqen zyrtare të twitter me datë 08.03.2021. në këtë kuptim koalicioni nuk i është përmbajtur urdhrave ligjor të KQZ.

“Kufiri i sipërm i listës së kandidatëve është numri më i afërt i plotpjestueshëm me 3 i numrit të mandatave, deri 2.” thuhet në padinë e PS drejtuar Kolegjit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular