BallinaOP EDLediana Fratari: PD alternativa më e mirë! E lumtur që jam pjesë...

Lediana Fratari: PD alternativa më e mirë! E lumtur që jam pjesë e këtij zhvillimi historik

spot_img
spot_img

E pranishme në ceremoninë e çeljes së fushatës elektorale, kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, shkruan se PD nuk është duke pritur në radhë për të marrë pushtetin, por sepse është alternativa më e mirë.

“Partia Demokratike do të vijë në pushtet, jo thjeshtë si alternativa e vetme, në kushtet kur një qeverie të korruptuar do ti duhet të dorëzojë pushtetin. Ajo nuk do të vijë në pushtet as si e keqja më e vogël, por do të vijë sepse ajo është alternativa më e mirë dhe më serioze. Dhe unë jam e lumtur të jem pjesë e këtij zhvillimi historik” – shkruan Fratari në faqen e saj.

Duke qene se kandidon për herë të parë në një fushatë elektorale, Fratari e shikon këtë përballje edhe si një eksperiencë të çmuar.

“Kjo garë nuk është vetëm një sfidë për mua, por edhe një shkollë e rëndësishme në karrierën time politike. Kontaktet me njerëzit janë një eksperiencë e paçmuar, për të mësuar jo thjeshtë problemet e shoqërisë, por për të mësuar shumë nga këta njerëz, të cilët shkolla e jetës i ka bërë shpesh më të ditur sesa të diplomuarit”- shkruan ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular