Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Policia njofton se më datë 27.03.2021, rreth orës 07:40, në rrugën “Asim Vokshi”, mjeti me drejtues shtetasin A. Ll, ka aksidentuar një person me biçikletë ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç
Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.