Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar familjen e Arjan Salës, 32-vjeçarit i cili u dogj mes flakëve në një qendër tregtare 4 ditë më parë për të shpëtuar mbi 20 njerëz.
Meta thotë se i ndjeri Sala është simbol i vetëmohimit dhe dashurisë për njerëzit.
Arjan Sala mbeti i vdekur 4 ditë më parë teksa trupi i pajetë iu gjet sot.
‘’Arjan Sala shpëtoi shumë jetë njerëzish. Arjan Sala simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit.’’- tha Meta.