BallinaKryesoreSpaho me fermerët në Korçë: I japim fund braktisjes nga qeveria në...

Spaho me fermerët në Korçë: I japim fund braktisjes nga qeveria në 25 prill

Në zonat e Kreshpanjit, Golloberdës, dhe Pendavinjit në Qarkun e Korçës, braktisja nga qeveria është aq e madhe sa fermerët i hedhin prodhimet në lumë. Ata i treguan drejtuesit politik të Korcës, Edmond Spaho për humbjet e mëdha.

“Të punosh 24 orë në ujë, të prodhosh mallin dhe mos kesh ku ta shesësh çfarë kënaqësie mund të ndjesh? Sjellin  patate nga Maqedonia dhe lihet malli ynë. Kemi shume vite që e hedhim prodhimin në lumë. Paguajmë fadromat për ta hedhur, është djersa jonë, – tha një fermer, ndërsa një tjetër tregoi oër thellimin e pabarazisë në treg nga prodhimet e huaja. –  Edhe vjet patatja u dëmtua, u hodh, nuk merrej as me 50 lekë.  Këtë vit u fut dhe qepa nga Serbia dhe u rrezikua rëndë shitja e qepes vendase. Puna jonë e dy viteve ka ikur në lumë. Nuk kemi marrë asnjë lek nga prodhimet. Edhe qepa u shit nën koston e prodhimit. Asnjë lekë fitim”.

Edmond Spaho garantoi fermerët se kësaj gjendje do t’i jepet fund pas ndryshimit me votë në 25 prill.

“Programi i PD garanton mbështetje të madhe për bujqësinë, pasi në zonat rurale jeton gjysma e popullsisë dhe bujqësia siguron 20 % te prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria do të subvencionojë fermerët me lekë në dorë në bazë të prodhimit, pa burokraci, që prodhimii tij të konkurojë me prodhimet e huaja dhe djersa e fermerit të shpërblehet. PD do të ulë çmimin e karburantit, të energjisë elektrike, në mënyrë që fshatari të nxjerrë prodhimin me kosto më të ulët dhe te rrisë të ardhurat dhe mirëqenien. Por ky program bëhet realitet pasi të heqim me votë Edi Ramën më 25 pPrill. Kjo është nje ditë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Në 25 prill Rama humbet dhe Shqipëria fiton”, – tha zoti Spaho.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular