BallinaKryesoreBiznesi në krizë edhe në Fier, socialistë e demokratë në një zë:...

Biznesi në krizë edhe në Fier, socialistë e demokratë në një zë: “Këta na çuan në zero”. Enkelejd Alibeaj: Ndryshimin ta bëjmë me votë në 25 prill

spot_img
spot_img

Në Fier, biznesi i vogël po kalon një krizë të tejzgjatur, pasi qeveria nuk i ndihmoi as gjatë pandemisë dhe i ka rënduar me taksa dhe gjoba. Tregtarët tek tregu i shumicës në Fier i thanë drejtuesit politik për qarkun e Fierit Enkelejd Alibeaj dhe kandidates Suzana Numani se rënia e fuqisë blerëse i ka çuar drejt falimentit gradualisht, por vitin e fundit kanë marrë goditjen më të rëndë

“Vij nga familje e majtë, me tradite të majtë, po këta mos o Zot, të zhduket sa me shpejt”, tha një tregtar i ri që është kthyer nga emigracioni në 2010-ën me shpresën për të ndërtuar jetën në vend. “Tre vitet e para ishim mire, sa erdhën këta e çuan ne zero”, tha ai.  “Ta zhdukim te keqen, pas 25 prillit vjen vetëm e mira”, tha një tregtar, i revoltuar nga braktisja, arroganca dhe mospërfillja e qeverisë.

“Ndryshimi në 25 prill nuk është se vjen nga qielli, secili duhet të bëjë pjesën e vet në këtë pikë. Të gjithë bashkë do ta ndryshojmë, që këto gjëra të mos ndodhin, njerëzit të mos ikin dhe ju të punoni. Ndryshimi vjen me votë në 25 prill për të gjithë bashkë, që të kemi një të nesërme më të mirë”, u tha Enkelejd Aliebaj tregtarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular