Kreu i PD, Lulzim Basha, ka vijuar me takimet elektorale, kësaj radhe në Roskovec ku është pritur nga qindra qytetarë.
Basha i ka siguruar banorët e Roskovecit se nuk i ka harruar padrejtësitë ndaj tyre e sakrificën e dhimbjet e tyre. Ai tha se më 25 prill do të realizojë premtimin e madh për t’ua rikthyer sovranitetin banorëve të Roskovecit e gjithë shqiptarëve.
“Ndryshimi po vjen, ndryshimi ka ardhur, do jetë realitet. 25 prilli i bashkon gjithë shqiptarët. Mos kujtoni se e kam harruar sakrificën tuaj ndaj të keqes, padrejtësinë ndaj jush. Të gjithë bashkë, fermerët e fermerë të Rroskovecit, të bëjmë realitet premtimin e madh që e nisëm këtë betejë, për t’iua rikthyer sovranitetin banorëve të kësaj toke fisnike. Më 25 prill e tutje Roskovecin do e keni ju në dorë. Shqipërinë do e kenë shqiptarët. Më 25 prill bashkohemi për ndryshim, Roskoveci fiton, Shqipëria fiton. Zoti i bekoftë shqiptarët”, – tha Basha.