BallinaKryesorePROFIL/Aleati që lidhi i pari besën me Bashën. Agron Duka si histori...

PROFIL/Aleati që lidhi i pari besën me Bashën. Agron Duka si histori suksesi nga biznesi në politikë

spot_img
spot_img

Zyrtarisht, prej 7 ditësh Shqipëria është në fushatë elektorale. Kampet politike tashmë janë me formacionet e tyre në fushën e betejës e cila do të finalizohet më shkuarjen para kutive të votimit të shqiptarëve më 25 prill të cilët do të kenë dy zgjedhje: Qëndrimin gjendjen  që ndodhen, apo do të kërkojnë dhe votojnë ndryshimin.

Formacionet politike me të cilat përballen palët janë krejt të ndryshme. Dallimet në emra janë të qarta. Lista e kualicionit “Aleanca për Ndryshim”, ka kandidatë që janë secili personalitete të padiskutueshme dhe të suksesshme nga fushat që vijnë, por dhe një pjesë e mirë janë produkte të politikës së përditshme dhe protagonizmit të padiskutueshëm por  të papërgojuar në afera. Jo vetëm lista e Partisë Demokratike, por dhe aleatët kanë ofruar tek lista e përbashkët e kualicionit vlerat më të mira brenda tyre. Një nga aleatët që iu ofrua PD dhe Lulzim Bashës dhe madje lidhi i pari besën me të, duke besuar tek ajo besë e dhënë dhe garantuar se do të bëjë më të mirën në funksion të fitores së 25 prillit është kreu i Partisë Agrare Ambientaliste.

Quhet Agron Duka. Vjen nga bota e biznesit si një histori suksesi, por spikat dhe si një njeri i veçantë në marrëdhënien njerëzore, konstatim ky që të vjen nga ata që e njohin. Aftësia komunikuese, dëshira për të i’u gjendur njerëzve jo thjesht në raste nevoje, zemërgjerësia që e karakterizon janë tipare që tek Agron Duka i kanë ndeshur ata që kanë të bëjnë në jetën e përditshme me të.


Agron Duka nuk është një politikan tipik shqiptar që shpesh janë mësuar të ndeshin qytetarët. Ai jeton ende me sedrën, kur premton, kur jep besë, është gati të sakrifikojë për të, mjaft që të mos e tregojnë me gisht si njeri që nuk e mban fjalën apo premtimin e dhënë. Ky konstatim vjen nga Durrësi  zona ku personalisht Agron Duka ka ndikim jo thjesht si kreu i PAA, por si djalë zone. Eshtë pikërisht fjala e mbajtur, dyert e hapura që njerëzit kanë gjetur tek Duka i cili sillet si njëri prej tyre që qytetarët i kanë besuar edhe në angazhimin politik të tij. Një lojtar i fortë nga zona ku vjen, një histori suksesi si sipërmarrës, do të bënte që Agron Duka të merrte përsipër një tjetër sfidë, kësaj here në politikën aktive. Do të zgjidhej dhe do të pranonte kreun e PAA. E mori këtë forcë politike opozitare në grahmat e fundit të mbijetesës për ta ngritur dhe bërë faktor në kalkulimet politike. E mbajti në opozitë, afroi pranë vetes personalitete nga fusha të ndryshme për t’u përballur me të keqen që ka kapluar vendin.

Zoti Duka ishte krejtësisht i qartë në qëllimin dhe vizionin e tij politik; opozitarizmi ishte rruga e duhur. Kishte dhe ka bindjen që largimi i Edi Ramës dhe Rilindjes nga pushteti është e vetmja rrugë që do të sjellë zhvillimin e Shqipërisë, progresin  e saj me hapa vigan drejt familjes së madhe europiane, aty ku çdo shqiptar aspiron; anëtarësimi në BE. E ka bërë këtë në çdo ligjërim publik të tijin. Ky besim, bëri që jo vetëm të rrugëtojë këto vite në opozitë, por të ishte i pari politikan aleat që firmosi marrëveshjen me PD si kreu i PAA. Agron Duka beson të besa e dhënë ndaj e lidhi atë me Lulzim Bashën, kryeministrin e pas 25 prillit i bindur në fitoren e listës së PD dhe kualicionit “Aleanca për Ndryshim”.


Zoti Duka besoi të fjala e Lulzim Bashës se do të ishte i dyti në Durrës siç dhe kishte kërkuar fakt i ndodhur. Fjalëmbajturit Basha-Duka, i qëndruan besës së tyre duke e konkretizuar jo vetëm në marrëveshje bashkëpunimin, por dhe në listën e kandidatëve të PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Sot Agron Duka është në vagonin e listës së PD për deputet me emrin, identitetin dhe fuqinë e vet për të dhënë më të mirën jo vetëm në Durrës ku pritet fitore spektakolare e opozitës, por dhe në zona të tjera elektorale të vendit ku ka dhe nuk ka kandidatë që strukturat e PAA të angazhohen që më 25 prill Rama dhe Rilindja të largohen nga pushteti.
I lidhur pazgjidhshmërisht me Durrësin, pjesë e ekipit politik të kandidatëve për deputet me drejtues nënkryetarin e PD Edi Paloka, kreu i PAA, Agron Duka do të jap më të mirën nga vetja, do të performojë mirë, do të jetë një lojtar politik që do të japë ndihmën e tij për të shënuar sa më shumë gola në rrjetën e shqyer tashmë të Rilindjes.

Durrësi, pritet të jetë qarku nga ku do të hidhen themelet e fitores se 25 prillit të PD dhe kualicionit “Aleanca për Ndryshim”. Do të jetë kjo sfida e vërtet e ndoshta e fundit politike e 63-vjeçarit Agron Duka për të treguar forcën dhe potencialin jo vetëm të tijin personal, por dhe të forcës politike që drejton, PAA.  I lindur më 22 janar 1958 në qytetin e Durrësit Agron Duka ka një eksperiencë jo vetëm politike, por dhe administrative sepse për periudhën 2001-2005 ka qenë Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit. Ka një eksperiencë jo të paktë mbi shpatullat e tij, si sipërmarrës i suksesshëm, politikan protagonist, por dhe drejtues i mirë. Ka lindur dhe mësimet e para i mori në qytetin bregdetar aty ku është dhe vendlindja e tij, aty ku iu brumos dëshira për arsimimin dhe dashuria për Durrësin.
Agron Duka ka ndjekur studimet e larta në periudhën 1977-1981, dega Agronomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Pas studimeve, me kualifikimin Agronom për një periudhë 4-vjeçare ka punuar në Kooperativa Bujqësore, Shijak (1981-1985) si dhe në vitet 1985-1991 ka punuar si mësues pranë shkollës së mesme “Manzë”, Durrës. Periudha e demokracisë do të bënte që Agron Duka të guxonte dhe kishte një vizion të tij për tu marrë me biznes. Eshtë pikërisht Durrësi, ku do të zhvillojë kryesisht biznesin e tij si një emër i besueshëm për bashkëqytetarët e tij, ndaj dhe sot jo më kot është konkurrues bindshëm në treg. Eshtë aksioner në kompaninë prodhuese Aiba që prej Marsit të vitit 1993. Pjesëmarrja e tij në biznes është zgjeruar më shumë në janar 2010 me Eco Market Food sh.p.k dhe Gotech sh.p.k, përsëri si aksioner. Përveç kualifikimeve në profesionin e tij, Agroni është njohës shumë i mirë i gjuhës italiane, ka aftësi organizative dhe koordinuese që e dallojnë gjithmonë në punën e tij.
Në këtë sfidë politike ditët kalojnë dhe 25 prilli po vjen. Agron Duka dhe lista e kandidatëve për deputetë të qarkut Durrës do të votohet masivisht për faktin sepse secili është ai i duhuri, është ekipi që do të sjell ndryshimin e shumëpritur për qytetin bregdetar, Shijakun, Durrësin, Manzën, Sukthin, Fushë-Krujën, Krujën.  Mina HYSA

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular