Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur sërish tek një nga ‘dështimet’ e kryeministrit Edi Rama, 23 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, lideri demokrat thekson se Rama nuk është aspak i shqetësuar për shpopullimin e Shqipërisë.
Pyetja e kreut të opozitës: A është shqetësuar Edi Rama për shpopullimin që po pëson Shqipëria?
Pergjigje: Jo, largimi masiv i shqiptarëve gjatë qeverisjes së tij nuk e shqetëson Ramën, madje ai i konsideron shqiptarët të zëvendësueshem me popuj të tjerë.
Ky problem i madh është një dështim tjetër i Ramës që kreu demokrat i ka bashkuar në 100 dështimet e rilindjes.