“Një terror i turpshëm policesk ka shpërthyer ndaj nxënësve të shkollës Topojan për shkak të publikimit tre ditë më parë të një statusi për denoncimin e përdorimit masiv të hashashit në shkollë, të dërguar nga nxënësi dixhital. Lexoni mesazhin e nxënësit dixhital.”- Ky është denoncimi i ri, që ka publikuar sot në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, pas informacionit dhe shqetësimit të ngritur nga vetë nxënësit e kësaj shkolle.
Mirëmbrëma zoti Berisha.
Lidhur me ngjarjen e shkollës Topojan në Kukës, publikimin e drogës që drejtori i shkollës ka lejuar: ditën e premte, drejtori i shkollës ka urdhëruar mbledhjen e telefonave të nxënësve nga klasa e 8 deri në klasën e 12 dhe i ka dërguar telefonat në Policinë e komisariatit të Kukësit. Informacioni i vërtetë dhe i sigurtë që kam.
Ato nxënëse që nuk kanë pranuar të dorëzojnë telefonat, drejtori ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj nxënësve. Dhe me djeninë time, telefonat mblidhen me urdhër nga Prokuroria e jo si të dojë drejtori i shkollës duke shkelur ligjin në shumë aspekte.
Respekte z.Berisha. Anonim