Nga Klajdi Demko
Talenti dhe puna ime “e vështirë” nuk mund të trajtojhet si pronë kolektive e një morali fiskal arbitrar dhe dekurajues. Taksa e sheshtë 9 % rrit performancën në vendin e punës, ul tensionet sociale dhe stimulon përpjekjet për të kultivuar më tej aftësitë profesionale. Përpos kësaj, Taksa 9 % do të ulë stimulin për evasion fiskal, do të rrisë kursimet, dhe rritja e kursimeve në afatgjatë do te krijojë mundësinë për më shumë Investime dhe Investime të Huaja Direkte, do bëhemi një vend më konkurrues duke krijur më shumë vende pune, dhe rrjedhimisht do të kemi rritje ekonomike. Taksa e sheshtë është karakteristikë e vende nën statusin “Vende në Zhvillim”! Disa nga vendet fqinje që kanë prezantuar konceptin e taksës së sheshtë dhe kanë përjetuar rritje të konsiderueshme të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB): Maqedonia e Veriut Serbia Mali i Zi Rumania Estonia Ukrainë Me taksën e 9% ShqipëriaFitonEkonominë
Ekspert Ekonomie