Tragjik eshtë lajmi për familjarët dhe gjithë të afërmit e 27-vjeçares Zarife Hasanaj, e cila u nda nga jeta tragjikisht, pas shpërthimit të një mine të cilën ishte duke e demontuar.
E reja së bashku me 8 efektivë të tjerë shqiptarë, ndodheshin në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë momentit që efektivët kanë qenë duke i pastruar minat, shpërthim ky që ka rezultuar fatal për 27-vjeçaren, ndërsa ka lënë të lënduar edhe dy efektivë të tjerë shqiptarë, njëri në gjendje të rëndë.
Në faqen e Facebook të saj, shihen foto të shumta nga jeta e përditshme, si dhe me veshjet ushtarake e në misione.