CNN ka publikuar pamjet 3D të një avioni supersonik që pritet të bëhet realitet shumë shpejt, me premtimin se udhëtimet e gjata transoqeanike do të kryhen brenda pak orësh.
Nismës për ndërtimin e avionëve supersonikë duket se i është bashkuar edhe Forca Ajrore amerikane, e cila ka arritur një marrëveshje me një kompani private për të ndërtuar një avion supersonik për Presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.
Avioni supersonik mund të përdoret si Air Force One. Projekti 3D, u krye nga Prime Studios e cila tregon se dizajni i kabinës u frymëzua nga Dega Ekzekutive e SHBA-së.
Avioni ka dy suita private, dy galeri, dy tualete dhe një zonë kryesore të kabinës me 20 vende “business-class”
Avioni i Exosonic duhet të jetë në gjendje të fluturojë me pothuajse dyfishin e shpejtësisë së zërit.