Marshimi i Fitores ne Vlore, Bujar Leskaj me te rinjte: Edhe 3 jave na ndajne nga fitorja. Vlora ne krye te ndryshimit
Marshimi i fitores, kështu e ka quajtur drejtuesi politik i qarkut për Partinë Demokratike Bujar Leskaj, aktivitetin e organizuar nga forumi rinor i partisë Demokratike dega Selenicë . Një pritje e jashtëzakonshme me një atmosferë që jep shpresën e madhe dhe garancinë e fitores së 25 prillit.
Qindra të rinj të Selenicës dhe Lumit të Vlorës, kanë zgjedhur një marshim simbolik nga ura e Drashovicës, në Vajzën e Ali Asllanit e duke kulmuar në parkun arkeologjik të Amantias.
Në takim kanë marre pjesë kandidatët për deputet të qarkut, drejtuesi politik Bujar Leskaj, drejtues të degës së Selenicës dhe forumi rinor i Selenicës.
Bujar Leskaj ka thënë se është kjo rini, kjo frymë është grushti i madh që Sekti Rama do të marre në 25 prill.
Edhe për kandidatët për deputet të qarkut Vlorë, kjo pritje e të rinjve, është shenja se 25 prilli do te jetë dita e madhe e ndryshimit për Fitoren e Shqipërisë.