Kandidati i PD Bardh Spahia është takuar me banorë të Shtojit në Njësinë Administrative në Rrethina në Shkodër, prej ku është shprehur mse banorët e kësaj zone jetojnë çdo ditë me fenomenet “Mungesë investimesh, harresë totale e qeverisë, ushqime me listë, mungesë punësimi, emigracion”.
Spahia ka shkuar dere me dere duke u njohur me keto problematika, te cilet sipas tij, gjate 8 viteve te fundit e kane bere me te veshtire jeren e ketyre banoreve.
“Bashkëbisedimi me ta nxjerr në pah këto vështirësi të përditshme. Janë të braktisur nga shteti dhe kërkojnë shpresë, kërkojnë zhvillim ekonomik për familjet e tyre, për të ardhmen e tyre.
I garantova këta banorë se programi i Partisë Demokratike, ka një plan konkret për ekonominë, për familjen për rininë, për rikthimin e shpresës për të ndaluar emigracionin masiv”, eshte shprehur kandidati i PD Bardh Spahia.
Sipas tij, këto zgjedhje nuk janë as për Bashën, as për Ramën, janë për të ardhmen, për shpresë, për zgjidhje, të cilat i ofron vetëm programi i Partisë Demokratike.