BallinaKronikeHumb jetën një fëmijë 18 muajsh, familjarët nuk pranojnë të bëjnë autopsinë

Humb jetën një fëmijë 18 muajsh, familjarët nuk pranojnë të bëjnë autopsinë

spot_img
spot_img

Një fëmijë 18 muajsh ka humbur jetën për shkaqe të panjohura në fshatin Pashalli të bashkisë së Dimal, ish-Ura Vajgurore.

Sipas të dhënave, vdekja është konfirmuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme. Rreth orës 14:00 autoambulanca e shërbimit te 127, e shoqëruar nga infermieri dhe mjeku i Qendrës Shëndetësore Dimal, shoqëruan ne spital fëmijën Bashkim Metullari 1.5 vjeç ( 18 muajsh ), pa shenja jete, me vendbanim ne Pashalli.

Fëmija kur ka mbërritur në spital ka qenë pa shenja vitale dhe pa asnjë informacion për shkakun e vdekjes dhe të gjendjes se tij shëndetësore. Menjëherë u njoftua policia. Gjithashtu mjeku i familjes dhe infermieri konfirmojnë se fëmija, edhe në qendrën shëndetësore të Urës Vajgurore erdhi pa shenja jete.

Fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna dhe infermieri i Qendrës Shëndetësore Pashalli. Edhe pse pa shenja vitale, ai u transportua nga Qendra Shëndetësore Dimal për në Spitalin Rajon të Beratit.

Gjatë transportit me autoambulancë fëmija është asistuar nga ekipi mjekësor. Në shërbimin e pediatrisë u konfirmua gjithashtu që fëmija është pa shenja jete. Familjarët nuk pranuan që të bënin autopsi dhe e kanë tërhequr trupin e fëmijës nga spitali. Pas tërheqjes, janë larguar nga spitali familjarët dhe policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular