Opozita vijon të ruajë avantazhin përballë Partisë Socialiste kur kanë mbetur edhe dy javë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Nga rezultatet e sondazhit të Rtv Ora dhe Antonio Notos të publikuar mbrëmjen e sotme, PS ka një rënie me 0.5 pikë përqindje nga sondazhi i fundit, PD është rritur me një pikë ndërsa LSI mbetet në të njëjtat kuota.
Krahasuar me zgjedhjet e fundit, PS ka rënie me 2%, PD ka rritje me 10%, ndërsa LSI ka rënie me 6%.
Sa i takon PSD së Tom Doshi ka rënie nga sondazhi i fundit, ndërsa Nisma Thurje mbetet në të njëjta kuota.