Një përleshje masive është shënuar ditën e djeshme në zonën e Astirit. Një motorrist është dhunuar brutalisht nga tre të rinj.
Pamjet janë vërtet të rënda, ku motorristi shihet i gjakosur në fytyrë, pasi ka marrë goditje me mjete të forta.
Ende nuk dihet arsyeja e sherrit. Gjithashtu nuk ka informacion nëse polica ka ndërhyrë në ngjarje duke bërë të mundur arrestimin e personave të përfshirë që dhunojnë hapur motorristin.