BallinaBotaLibri i bardhë tregon kontributin e Kinës në luftën e njerëzimit kundër...

Libri i bardhë tregon kontributin e Kinës në luftën e njerëzimit kundër varfërisë

spot_img
spot_img

Qeveria kineze publikoi të martën librin e bardhë mbi zbutjen e varfërisë, me titull “Përvoja dhe kontributi i Kinës në luftën globale për zhdukjen e varfërisë”.

Sipas standardit të tanishëm, 98 milionë e 990 mijë banorë në zonat rurale të Kinës dhe 832 konte e 128 mijë fshatra kanë dalë nga varfëria. Në Kinë është zhdukur varfëria rajonale dhe është përmbushur detyra e zhdukjes së varfërisë absolute. Të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve në zonat e varfra rurale u rritën nga 6 079 juanë (930 dollarë amerikanë) në vitin 2013 në 12 588 juanë (mbi 1920 dollarë amerikanë) vjet, me një rritje mesatare vjetore 11.6 %.

Vitin e kaluar niveli i ndjekjes së arsimit të detyrueshëm nëntëvjeçar në kontetë e varfra arriti në 94.8 %. Ndërkohë, 99.9 % e popullsisë së varfër ka marrë pjesë në sigurimet mjekësore bazë dhe është arritur plotësisht që të varfrit të kenë mundësi të shkojnë në spital e të vizitohen nga mjekët, si edhe të mbulohen nga sistemi i sigurimeve mjekësore.

Rinovimi i shtëpive të rrënuara në zonat rurale ka garantuar strehimin për popullsinë e varfër.

60.98 milionë të varfër kanë marrë pjesë në sigurimet e pensioneve të pleqërisë për banorët e zonave urbane dhe rurale.

Kina ka nxitur gjithashtu edhe ndërtimin e rrjetit të transportit në zonat e varfra. Deri në fund të vitit 2020, në këto zona u rikonstruktuan 1.1 milion kilometra rrugë dhe u ndërtuan hekurudha me një gjatësi të përgjithshme prej 35 mijë kilometrash. Të tëra fshatrat në zonat e varfra lidhen me rrugë të asfaltuara, autobusë dhe postë.

Libri i bardhë thekson njëkohësisht se Kina po merr pjesë aktivisht në bashkëpunimin global mbi zbutjen e varfërisë. Sipas një raporti studimor nga Banka Botërore, nisma “Një brez, një rrugë” e iniciuar nga Kina do të nxjerrë 7.6 milionë njerëz nga varfëria ekstreme dhe 32 milion të tjerë nga varfëria relative në vendet përkatëse.

Në librin e bardhë vihet në dukje se, që nga themelimi i Kinës së Re, për më shumë se 70 vjet, Kina ka dhënë ndihmë në forma të ndryshme për më shumë se 160 vende dhe organizata ndërkombëtare në Azi, Afrikë, Amerikën Latine dhe Karaibe, Oqeani dhe Evropë, duke pakësuar ose duke anuluar borxhet e vendeve përkatëse dhe duke ofruar ndihmë për një numër të madh të vendeve në zhvillim. Kina ka ndihmuar në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe ka zbatuar me të gjitha forcat projektet ndërkombëtare të bashkëpunimit për uljen e varfërisë, që kanë sjellë përfitime për jetesën e njerëzve. Kina ka bashkëpunuar me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) në krijimin e qendrave ndërkombëtare të studimit dhe trajnimit për arsimin rural dhe të institucioneve të tjera, si edhe për zbatimin e projekteve të transformimit të arsimit rural dhe përgatitjes së mësuesve në Afrikë, Azinë Juglindore dhe vende të tjera.

Përveç kësaj, që nga viti 2012, Kina ka organizuar më shumë se 130 kurse ndërkombëtare trajnimi për uljen e varfërisë, në të cilat kanë marrë pjesë zyrtarë nga 116 vende ose organizata.(Foto nga VCG)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular