Gjatë operacionit të forcave Speciale dhe FNSH ditën e sotme në Sarandë u arrestuan 8 persona të cilët u dërguan drejt Krimeve të Rënda në kryeqytet nën masa të rrepta sigurie. Mes emrave të disa prej personave të ndaluar, figuron edhe futbollisti Adrian Xhibro, mbrojtës i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të kategorisë së Dytë.
Xhibro, së bashku me të arrestuarit e tjerë pritet të dalë para Gjykatës ku do të njihet edhe me masën e sigurisë.
Mbrojtësi Xhibro, ka qenë pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli dhe së fundmi Delvina. Të ndaluarit janë persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.