BallinaShow BizzRita Ora rrëmben vëmendjen e mediave botërore: Viziton fëmijët e sëmurë të...

Rita Ora rrëmben vëmendjen e mediave botërore: Viziton fëmijët e sëmurë të një qendre bamirëse në Sydney

spot_img
spot_img

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë qëndrimin në kontinentin australian.

Ajo ndodhet në Sydney për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Rita ndërkohë po vazhdon të merret me shumë aktivitete në Sydney, dhe një ndër to së fundmi ka qenë vizita në një shtëpi bamirëse.

Shoqëruar nga këngëtarja e famshme, Jessica Mauboy, njëherësh kolegia e saj e bashkë-anëtare e jurisë në “The Voice Australia”, kanë vizituar fëmijët në Shoqatën Bamirëse ‘Ronald McDonald House Westmead’.

‘Ronald McDonald House Westmead’ është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e përkushtuar në sigurimin e programeve jetësore për familjet me fëmijë të sëmurë rëndë.

Ka qenë televizioni i famshëm australian, Channel 7, ai i cili përmes një kronike televizive, i ka dedikuar një hapësirë në edicionin qendror të lajmeve vizitës që artistja 30-vjeçare me origjinë shqiptare, ka kryer sot në këtë qendër.

Edhe vet faqja e ‘Ronald McDonald House Westmead’ në një postim të shpërndarë në Facebook, falënderuar Ritën dhe Jessicën për këtë vizitë, që i ka lumturuar sado pak fëmijët e sëmurë që gjejnë mbështetje në këtë qendër.

“A i keni parë lajmet? Ne jemi shoqëruar me Rita Orën dhe Jessica Mauboy sot. Ne nuk mund ta besojmë fare. Familjet tona nuk mund të merrnin mjaft nga energjia e tyre infektive dhe i bindën Ritën dhe Jess të këndonin disa melodi të improvizuara. Ne jemi shumë mirënjohës që ata gjetën kohë të ndaleshin dhe të flisnin me secilin prej familjes tonë. Çfarë pasdite e veçantë. Falënderime të mëdha për Channel 7 për realizimin e kësaj”, kanë shkruar roganizata në faqen e tyre.

Ndërkohë edhe vet Rita gjatë ditës së sotme (e enjte), ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft tërheqëse me një kostum të hirtë, ndërsa nisej për misionin e saj special.

“Duke bërë diçka vërtet emocionuese sot, dhe shumë të afërt për zemrën timeshkroi 30-vjeçarja në InstaStory.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular