Shqipëria postkomuniste ka njohur zhvillimet e saja të rëndësishme në të gjitha fushat e jetës. Individit kryesisht i është dhënë shansi të performojë brenda atyre mundësive që ofron ky vend, të spikas në profesionin e tij. I dhimbshëm është fakti që Shqipërisë po i ikën truri, kjo veçmas ka ndodhur pas vitit 2013. Kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet, në garën politike të 25 prillit, për fat PD dhe opozita shqiptare ka një program të qartë dhe angazhim të lidershipit për ta frenuar këtë hemoragji që po ndodh dita-ditës. Një nga kategoritë që e kanë braktisur Shqipërinë janë infermierët dhe mjekët.Vendi ynë sot po e vuan këtë fakt, sidomos në kohë pandemie kur numri i mjekëve për frymë popullsie krahasuar edhe me vendet e rajonit lë për të dëshiruar.
Lulzim Basha, lideri i opozitës sot dhe kryeministër pas 25 prillit ka një plan konkret, të qartë për të mbështetur bluzat e bardha, jo vetëm me rivlerësim të pagave, por dhe të kushteve të punës. Angazhimi është që sistemi shëndetësor të ketë një tjetër fytyrë. Profesionistët brenda PD që kanë bashkëpunuar ngushtë me kryeministrin e ardhshëm për të përgaditur këtë program nuk mungojnë. Ato janë të shumtë, kanë spikatur ndër vite në profesionet e tyre në të përditshmen në raport me qytetarët dhe janë gati të japin kontributin e tyre në terren për të mbështetur Lulzim Bashën që këtë angazhim ndaj shqiptarëve ta konkretizojë.
Njëri prej tyre, një profesionist i vërtet, me një karrierë mbresëlënëse që përcjell CV-ja e tij, ka punuar dhe dhënë kontributin e tij për programin e shëndetësisë së PD. Ai ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit veçanërisht prej prekjes së vendit nga pandemia. Kontributi i tij si ekspert dhënë për opozitën shqiptare, çdo dalje e tij mediatike nga foltorja ose jo e selisë blu ka qenë e rëndësishme për faktin sepse ai ka ditur të rendisë si duhet problematikat me të cilat përballet vendi si dhe të rekomandojë masa konkrete në emër të PD që shqiptarët ta kalojnë sa më lehtë këtë flamë. Qartësia e argumentave të tij si ekspert, kanë bërë që PD ta vlerësojë si aset, por fat është që kjo forcë politike e ka dhe brenda radhëve të anëtarësisë prej vitit 1993, ku dhe më parë i ka ngarkuar plot detyra politike prej themelimit të saj.
Quhet Gazment Koduzi, i emëruar nga Lulzim Basha së fundi i Kordinator Kombëtar për Shëndetësinë.Me profesion mjek, deri më sot ka mundur të performojë mësë miri në profesion. Eshtë nga ata shqiptarë që ndonëse me një karrierë mbresëlënësë profesionale, ka besuar dhe vazhdon të besojë që Shqipëria do të bëhet, ndaj dhe nuk ka gjetur si zgjidhje largimin por kontributin që do të jap për Shqipërinë. Mban gradën Profesor i Asociuar, dhe në profesionin e mësimdhënies si profesor ka dhënë më të mirën nga vetja për të nxjerrë nga auditorët e Fakultetit studentë të denjë për të përballur sfidat e punësimit e më tej të jetës.
Detyra e caktuar nga kryetari i PD Lulzim Basha është sfida më e re të cilën Gazment Koduzi do t’i duhet të tregojë të njëjtën performancë profesionale dhe politike sikurse deri më tani.
Karriera politike
Gazment Koduzi ka një karrierë të pasur profesionale dhe politike. Veç të spikaturit në profesion në saj të kualifikimeve të pandërprera, ai ka dhë një karrierë politike të cilën nuk
e ka lënë aspak pas dore.
Lulzim Basha e ka emëruar Kordinator Kombëtar për Shendetësinë, një pozicion ky i rëndësishëm në PD, por vet Z. Koduzi i ka të hershmerrënjët në këtë forcë politike, e cila rrëzoi komunizimin.
I është bashkuar PD prej vitit 1993, e prej asaj dite nuk i është shkëputur asnjë moment, duke besuar që Shqipëria zhvillohet dhe integrohet vetëm nga ajo forcë politike që rrëzoi diktaturën, e ku në fakt të gjitha proceset integruese deri më sot janë të lidhura me të.Z. Lulzim Basha i ka besuar Gazment Koduzit jo vetëm për faktin se është një demokrat i hershëm por është edhe profesionist. Detyra që sot ka Gazment Koduzi vjen pas shumë kontributesh politike të dhënë brenda PD dhe organizatave të saj partnere ndër vite.
Aktiviteti politik i z.Koduzi nis nga anëtarësimi në PD, dega Qyteti Studenti, viti 1993 për të vazhduar në vitin 1994 deri Mars 2000 si sekretar i FRPD dega Lushnjë, nga viti 2002 deri 2009 ka qënë anëtar i Kryesise të FRPD dega Tiranë, e më pas nga viti 2005 deri në 2009, kryetar i Forumit Rinor të PD, nën/dega 33 (Njësia 9) dega Tiranë. Z. Koduzi është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nga viti 2015. Funksionet politike që ka pasur e kanë shoqëruar Gazment Koduzin edhe për detyra e zgjedhura dhe të ngarkuara ndër vite nga lidershipi i PD në pushtetin lokal.Në zgjedhjet e përgjithshme të Qershorit 2009 u caktua kordinator i nën/prefekturës Lushnjë dhe zgjedhjet lokale në v.2011 koordinator i Njësisë Nr.7 Tiranë. Në vitin 2000 është zgjedhur anëtar i Këshillit të Rrethit Lushnjë, Këshilltar i PD, në vitet 2007 – Maj 2011 anëtar i Këshillit të Minibashkisë N.9 Tiranë, po Këshilltar i PD. Në qëndrimin e tij politik Gazment Koduzi ka qenë gjithnjë i qartë duke kryer mësë miri detyrat në fushatat elektorale ose duke qenë pjesë e stafeve drejtuese lokale të çdo fushate, që prej referendumit të viti 1994 e në vazhdim. Në zgjedhjet lokale 2011 ka qenë anëtar i stafit qendror elektoral të Lulzim Bashës. Politikisht ka dhënë kontributin e tij dhe si i deleguar i kryetarit Basha në riorganzimin e PD në Lushnje, Farkë dhe Petrelë në vitin 2014, si dhe si kordinator i zonës Berzhitë dhe Krrabë në zgjedhjet lokale 2015. Në rrugëtimin e tij politik z.Koduzi veç literaturës politike që mund të ketë shfrytëzuar ka kryer dhe studime politike në vitin 2006 në Akademinë Diplomatike Shqiptare dhe Akademinë Diplomatike për Politikanët e Rinj, nga National Demokratik Institute (NDI) dhe USAID.
Edukimi dhe karriera profesionale
Shkallët e karrierës profesionale sikurse ato politike të së Gazment Koduzit janë ngjitur një nga një.E sigurisht në profesion ndryshe nga politika që dhe mund të emërohesh në një funksion, këtu duhet që të performosh që të ngrihesh dhe tëbësh diferencën, veçanërisht në fushën e mjekësisë. Pas studimeve të para marrë në vendlindje, aty ku ka marrë dhe bazat e arsimit dhe diplomimit në vitin 1994, fakulteti i Mjekësisë Tiranë, diplomuar ”Mjek i përgjithshëm”, z.Koduzi do të kthehej të jepte kontributin e tij aty ku kishte lindur dhe rritur. Do ta vishte bluzën e badhë si mjek i Bashkise Lushnjë, në vitet 1995 – 1997 e më pas i komisariatit 1997-1998 e pastaj deri në 2000 do të shërbente si mjek familje në (Grabian, Karbunarë). Z. Koduzi ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Kujdesit Parësor, ISKSH në vitet 2007 – 2013 si dhe është kryetar i Shoqatës së Farmakoekonomisë dhe studimit të rezultateve në shëndet nga muaji nëntor 2013. Si profesionist z.Koduzi ka dhënë dhe jep kontributin e tij në mësimdhënie ku prej nëntorit 2014 është Profesor i brendshëm në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Elbasanit. Përgjatë viteve 2007-2013 ka qenë pedagog i jashtëm në Katedrën e Shëndetit Publik, fakulteti i Mjekësisë si dhe fakultetin e Infermierisë, Universiteti ”Kristal”. Nga muaji dhjetor i vitit 2013 ka qenë pedagog pranë ISSAT (Instituti i Studimeve te Larta). Kualifikimi profesional ka qenë siç duket qëllimi i Gazmend Koduzit kur sheh CV-në e tij. Nga janari i vitit 2010 deri në vitin 2014 ka ndjekur studimet e thelluara pas-universitare, programi ”Doktoraturë në Shëndet Publik”, Fakulteti i Mjekësisë Tiranë. Në gusht 2009 ka kryer shkollën verore në Universitetin Italian të Zvicrës, Lugano ”Vlerësimi ekonomik dhe marrja e vendimeve në sistemin shëndetësor”, “Planifikimi sheëdetësor”. Nga shkurti 2007 deri më shkurt 2008 ka kryer Master ne Shendet Publik, Fakulteti i Mjeksise Tirane. Më herët në vitet 2004 – 2006 ka kryer specializim ne Shendet Publik, Fakulteti i Mjeksise Tirane, Diplomuar ”Specialist i shendetit publik”.
Pjesë e karrierës profesionale të Gazment Koduzit janë edhe; Technical Officer ne projektet e USAID ne fushen e shendetesise, implementuar nga Kompania Amerikane John Snow Inc. (JSI) , Korrik 2002 – Shtator 2003, Janar 2005-Qershor 2007 Deputy Program Manager te Kryqi i Kuq Amerikan, Nentor 2003 – Dhjetor 2004 si dhe Koordinator projekti K.K. Amerikan dhe K.K. Shqiptar, Korrik 2001- Korrik 2002.