Mjekësia shqiptare sot ka humbur një njeri me vlera, një profesionist që përpos punës së tij të palodhur, njihej edhe si një njeri dhe qytetar model. Mjeku i njohur gjinekolog Adhon Polena ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e Covid.
Të gjithë e njohir si një nga gjinekologët më të mirë të Korçës, një ikonë të qytetarisë. Ai u nda nga kjo botë në moshën 75-vjeçare, pasi nuk mundi ta mposhtë dot virusin e rrezikshëm.
Doktor Adhoni do të mbahet mend si një nga intelektualët korçar, një familjar me vlera dhe një qytetar i rrallë. Adhon Polena është djali i doktorit të njohur Sotir Polena.