BallinaKryesoreKrimi elektoral/Vokshi: PS ka në dorë institucionet, SPAK të hetojë. 90% e...

Krimi elektoral/Vokshi: PS ka në dorë institucionet, SPAK të hetojë. 90% e shqiptarëve duan ndryshim

spot_img
spot_img

Paditë për qeverinë ”Rama 2” nuk mbarojë. Kandidatja për deputete në listën e PD-së në Tiranë, Albana Vokshi ka folur në lidhje me padinë që ka bërë në SPAK për kryeministrin Edi Rama në lidhje me 4 vepra penale. Ajo i bën thirrje SPAK-ut që të veprojë. ”Duhet që SPAK të reagojë, këto ditë nisin të bëjnë rrugë, po ça kanë bërë tetë vjet. Pse duhet të bëhen punët natën, mbulojnë rrugët natën. Për Manastirliun, për Ulsi Manjën për Edi Ramën, për Veliajn, çdo qytetar i Tiranës e ka një çmim, çdo qytetar që është në proces legalizimi i takon certifikata”,-tha në një intervistë për ”Ora News”, teksa shtoi se 90% e shqiptarëve duan ndryshim.

Pyetje: Dy ditë më parë Partia Demorkatike ka depozituar një npadi kundrejt SPAK, specifikisht pse, çfarë ka ndodhur?

Është një qeverisje pa përgjegjshëmëri, funksionon si një bandë, gjithë funksionarët e lartë po abuzojnë me postin e tyre, po shfrytëzojnë të gjithë burimet e administratës, në mënyrë që të tentojnë të blejnë vota. Jemi të fundit në botë përsa i përket indikatorëve të pandemisë dhe kjo për shkak të koncensioneve, i gjithë sektori i shëndetësisë është shkatërruar dhe tani nuk është në gjendje ta përballojë situatën e pandemisë. Ato vaksina, nga një çantë nuk e bëjnë të mundur situatën normale për përballimin e pandemisë. Jo mo larg që sot Renato Osmenaj që është doktor në QSUT ka vënë alarmin se dy skanera nuk funksionojnë në mesin e pandemisë. 8 vjet të braktisur. Të gjithë insitutucionet janë në funksion të Ogerta Manastirliut, të Ulsi Manjës. Të gjithë burimet njerëzore në funksion të ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste. Duhet që SPAK të reagojë, këto ditë nisin të bëjnë rrugë, po ça kanë bërë tetë vjet. Pse duhet të bëhen punët natën, mbulojnë rrugët natën. Për Manastirliun, për Ulsi Manjën për Edi Ramën, për Erion Veliajn, çdo qytetar i Tiranës e ka një çmim, çdo qytetar që është në proces legalizimi i takon certifikata.

Pyetje: Si e merr sigurinë e votës?

Unë nuk e di mekanizmin. Çdo punonjës i administratës ka një presion skandaloz në vendin e punës, të gjithë duhet të dorëzojnë listat me kartat e identitetit. Tani ka ikur lista e parë kërkojnë listat e dyta, përndryshe do të ik nga ai vend pune. Unë kam denoncimet e përditshme për këtë. Shtabi i Ogerta Manastirliut merr në telefon çdo binzes të zonës, duke i thënë duam mbështetjen tënde. Po kush je ti që kërcënon biznese, qytetarët. Sigurisht ne si parti demokratike shkojmë në alternativë, ne shkojmë me program ata me kërcënime vepër penale, me shitblerje votash natën me shpërndarje ndihmash, SPAK duhet të hetoj. 90% e shqiptarëve duan ndryshim.

Pyetje: Çfarë përgjigje keni marrë nga SPAK?

Ne kemi bërë denoncime , u bëjmë thirrje qytetarëve të mos shesin votën e tyre, sepse shesin lirinë e tyre, nuk bëhet më fjalë për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën , poo bëhet fjalë për zhvillimin. Qyetarët duhet t’ia mbyllin njeherë e mirë dështimit të tretë. Se vetëm zi kanë parë. Ne bëjmë denoncime në terren në çdo rrugë përsa i përket situatës aktual, por nga ana tjetër bëhen edhe denoncime në rrugë institucionale, ne jemi për një shtet ligjor që funksion për të gjithë shqiptarët në mënyrë të barabartë. Ne shpresojmë shumë që SPAK të reagojë në mënyrë prefesionale. Që SPAK të ndërshkojë këtë krim elektoral. SPAK të reagojë njëherë e mirë, të tregoj dhe të dëshmojë që e ka merituar të gjithë besimin që i kanë dhënë qytetarët shqiptarë. Duhet vënë drejtësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular