Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja në Maqellarë, ku një 44-vjeçare qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj. Ngjarja ndodhi mbrëmë.
Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se për 6 orë shtetaseje me inicialet M.M., ka fshehur krimin, ndërsa ngjarja u zbulua nga bashkëshorti i saj. Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtje ndaj nuses dhe sipas banorëve konfliktet kanë qenë të hershme.