Zbardhen të tjera detaje në lidhje me krimin e rëndë në Maqellarë ku nusja vrau vjehrrën 74-vjeçarëe. Gazetari Enver Doçi raporton për “BalkanWeb” se jashtë banesës ku ndodhi krimi, në oborr ka pasur disa fëmijë, të cilët kanë dëgjuar ulërima.
Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur. Raportohet se pas 6 orësh ka qenë djali i viktimës, burri i 44-vjecares ai që ka zbuluar krimin. Kur ka hyrë në banesë ai ka parë nënën e tij të lyer në gjak dhe të pajetë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë.
Ndërkohë, banorët e fshatit kanë bërë me dije se shtetaseje me inicialet M.M., vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht ajo ndodhet pas hekurave, ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen.