Kupa Italisë/Përfundon sfida Lazio-Milan, s’ka fitues në Olimpico

1
360

Gjysëmfinalja Lazio-Milan e Kupës së Italisë, është mbyllur në barazim pa gola. Vendasit kanë patur raste të shumta për të kaluar në avantazh por pa sukses.

Në minutën e 30 është larguar nga fusha për shkak të dëmtimit Franck Kessie. Mesfushori i është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një shqetësimi në kofshën e djathtë. Në vendin e tij është aktivizuar Hakan Calhanoglu.

Lojtarët e Lazios  kanë arritur të mbajnë nën kontroll Krzysztof Piatek, i cili kishte shënuar në pesë ndeshjet e mëparshme të luajtura si titullar me milanezët në të gjitha kompeticionet.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 24 prill në “San Siro”.

1 Koment

Comments are closed.