BallinaKronikeMagazina e drogës e kreut të Kadastrës në Kurbin, lihet në burg...

Magazina e drogës e kreut të Kadastrës në Kurbin, lihet në burg i arrestuari

spot_img
spot_img

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia, pas zbulimit të një laboratorit të kultivimit të bimeve narkotike brenda një magazine në Gjorm të Kurbinit.

Referuar provave të paraqitura nga prokuroria gjyqtari Olti Skrame e cilësoi të ligjshem arrestimin e 24-vjeçarit, duke vendosur ndaj tij masen e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve të vendosura për t’u kryer, të akteve lidhur me posedimin dhe përdorimin e vendit të ngjarjes, si dhe të akteve të pretenduara nga personi në hetim. Ndërsa vijon të jetë në kërkim Drejtori i ASHK Etmond Stojani.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor antikanabis i koduar “Gjormë 2021”. Policia zbulon brenda një magazine, një ambient të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.  Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe  punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antikanabis të koduar “Gjormë 2021”.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 24 vjeç, banues në Katund i Ri, Kurbin, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. S., 41 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Fushë Gjormë, Kurbin, kishin përshtatur katin e dytë të një magazine të marrë me qira, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan 205 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.

Gjithashtu, gjatë kontrollit, në ndërtesë u konstatua  një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të gjitha pajisjet që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike, si: pajisje elektrike, llamba elektrike termale, bidonë me lëndë ushqyese për bimët narkotike.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit V. H. është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë  zjarri pushkë me dylbi të montuar.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular