BallinaKryesoreSalianji me ish-të përndjekurit: Do përmbyllet çdo detyrim financiar për ju, dënim...

Salianji me ish-të përndjekurit: Do përmbyllet çdo detyrim financiar për ju, dënim me ligj i përdorimit të simboleve të komunizmit

spot_img
spot_img

Kandidati për deputet i PD-së, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim me shoqatën e ish-të përndjekurve politikë në Korçë.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se Partia Demokratike zotohet të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj kësaj kategorie. Mes të tjerash Salianji theksoi se me ardhjen e PD-së do të ndalohet me ligj përdorimi i simboleve të komunizmit.

MESAZHI I SALIANJIT
Kënaqësi e veçantë të bisedoja me përfaqësues të nderuar të kësaj shtrese dhe me drejtuesit e shoqatës Nebil Cika, Vasillaq Grabocka, Etem Fejzollari! Për të rikuperuar gabimet e së shkuarës por edhe për t’i dhënë vlersimin që meritojnë, Partia Demokratike zotohet: Të përmbyllë çdo detyrim financiar ndaj ish-të përndjekurve. Të japë kredi të buta për pasardhësit e ish-të përndjekurve. Të përcaktojë me ligj një shpërblim financiar ekstra pagesës së pensionit çdo muaj për ish-të përndjekurit. Të ndalojë me ligj përdorimin e simboleve të komunizmit. Të miratojmë ligjin për pastrimin e figurës, të jepen 100 Euro shtese për pensionet e të burgosurve politikë.
Bashkë do të ngremë muzeun në kujtim të viktimave të komunizmit!
Mirënjohje për mbështetjen dhe rrugëtimin bashkë për të rrëzuar këtë regjim 🇦🇱✌🏻

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular