Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kishte sot një mesazh për të gjithë punonjësit e administratës publike, por edhe efektivët e policisë dhe pjesëtarët e Forcave të Armatosura, që të mos kenë frikë nga ‘ndryshimi’ dhe ‘të dalin të votojnë masivisht për ndryshimin’.
Basha tha se administrata shtetërore “ka garancinë time se do trajtohen me dinjitet” pas 25 prillit, nëse PD vjen në pushtet.
I pyetur nga një qytetare në takimin në Njësinë 7 në Tiranë “çfarë masash e çfarë qëllimesh keni për administratën shtetërore nisur nga kërënimi i fundit që u ka bërë qartazi gjithë punonjësve kryeministri”, Basha tha:
“Zotit kryeministër i ka ikur mendja kur shef shqiptarët e bashkuar për ndryshim, kështu që në këtë kuptim edhe nja 12 ditë s’keni parë gjë akoma.
Edhe marifetet që u zbuluan dje tregojnë një kryeministër e një grusht njerëzish në ikje e dëshpërim se e lexojnë kudo që u ka ardhur politikisht ora e fundit
u ka ardhur koha të largohen një herë e mirë.
Ndërsa administratës, çdo punonjësi të administratës, punonësi të policisë së shtetit, cdo pjesëtari të Forcave të Armatosura, të sektorit publik unë, PD, koaliconi ynë, ekipi ynë, për të gjithë ata kam një mesazh, kush zbaton ligjin kush kryen detyrat për të cilat i paguan taksapaguesi shqiptar, kush u shërben qytetarëve nuk ka pse të ketë frikë për asgjë se ndryshimi i vetëm për ta në 25 prill do u heqim lakun, terrorin në të cilin janë të detyruar të punojnë si skllevër e jo si njerëz me dinjitet gjatë këtyre 8 viteve.
Kushdo ka përkushtimin, dinjitetin jo vetëm duhet ta mirëprësë ndryshimin e s’ka pse të ketë frikë për ndryshimin, pikërisht për të pamundësuar që një qeveri të sillet me ta si është sjellë kjo në 8 vitet e fundit, se ndryshim në sektorin e shërnimit publik do të thotë si kudo tjetër standarte europiane, mbrotje për ata.
Sigurisht para ligjit ata që kanë abuzuar me detyrën, ligjin e kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve e që i kanë goditur ata në dinjitetin e xhepin e tyre, ata kanë punë me ligjin cdokush tjetër të dalë masivisht të votojnë për ndrysimin e kanë garancinë time se do trajtohen me dinjitet”.