BallinaBotaKina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

spot_img
spot_img

Qeveria japoneze mori të martën vendimin për të shkarkuar ujin radioaktiv të grumbulluar në termocentralin bërthamor të Fukushimës, që u dëmtua nga cunami i fuqishëm i vitit 2011. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze bëri një deklaratë, ku shpreh shqetësimin serioz të Kinës si një vend fqinj i Japonisë.

Sipas deklaratës, incidenti bërthamor i Fukushimës është një ndër incidentet më të rënda bërthamore në botë deri më sot. Në një raport të publikuar prej Agjencisë Atomike Ndërkombëtare vihet në dukje në mënyrë të qartë se, nëse uji i ndotur nga tritiumi derdhet në det, kjo do të ndikojë në mjedisin detar dhe shëndetin publik në vendet fqinje. Në të njëjtën kohë, uji i tanishëm i mbetur përmban elemente të tjera radioaktive, prandaj duhet të kalojë në pastrim të mëtejshëm. Në një raport të Komitetit për Efektet e Rrezatimit Atomik të OKB-së thuhet se duhet të vëzhgohen vazhdimisht ndikimet e ujit radioaktiv që shkarkohet nga termocentrali i Fukushimës. Nga ana tjetër, një studim nga një institut gjerman për shkencat oqeanike tregon se, për shkak të rrymave të fuqishme oqeanike afër Fukushimës, uji radioaktiv do të përhapet brenda 57 ditësh në pjesën kryesore të Paqësorit, ndërsa në 10 vjet në të gjitha ujërat detare botërore. Ekspertët e organizatës “Greenpeace” janë të mendimit se karboni-14 që përmban uji radioaktiv mund të shkaktojë rreziqe për mijëra vjet dhe mund të sjellë dëmtime gjenetike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës vuri në dukje se Japonia, pa provuar të gjitha metodat e trajtimit, duke shpërfillur dyshimet e kundërshtimet brenda e jashtë vendit dhe pa zhvilluar konsultime të plota me vendet fqinje dhe bashkësinë ndërkombëtare, mori vendimin e njëanshëm për trajtimin e ujit radioaktiv të Fukushimës. Ky është një veprim jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe do të dëmtojë shëndetin e sigurinë publike ndërkombëtare dhe interesat e vendeve e të popujve fqinjë.

“Oqeanet janë pasuri e përbashkët e njerëzimit. Trajtimi i ujit radioaktiv të Fukushimës nuk është një problem i brendshëm i Japonisë. Ne e nxisim fort palën japoneze të kuptojë mirë përgjegjësinë e saj, të mbajë qëndrim shkencor dhe të zbatojë detyrimet ndërkombëtare, për t’iu përgjigjur si duhet shqetësimeve të vendeve fqinje dhe të banorëve të vet. E nxisim palën japoneze të rishikojë trajtimin e ujit të ndotur të termocentralit bërthamor dhe të mos e shkarkojë atë para arritjes së konsensusit me vendet përkatëse dhe Agjencinë Atomike Ndërkombëtare. Kina do të vazhdojë të ndjekë ecurinë e ngjarjes së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, duke ruajtur të drejtën për reagim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular