BallinaAktualitetQeveria bllokon sërish autostradën Tiranë-Durrës, kësaj here zgjat. Ja deri kur...

Qeveria bllokon sërish autostradën Tiranë-Durrës, kësaj here zgjat. Ja deri kur…

spot_img
spot_img

ARRSH dhe Policia Rrugore njoftuan sot se duke nisur nga ora 8:00 e ditës së nesërme,  8 maj 2019, deri në 17 korrik 2019 do të nërë të hapur vetëm një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, nga ish-Dogana në Qafë Kashar deri në Vorë. Arsyeja është vendosja e sistemit të ndriçimit.

Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi.

Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës dhe do të realizohen në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punonjësit e ARRSH, Policisë  Rrugore dhe mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkuan mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve te zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular