BallinaPolitikeBizneset e Shkodrës, kandidatëve të PS: Mos gënjeni te Rama, paguajmë 1...

Bizneset e Shkodrës, kandidatëve të PS: Mos gënjeni te Rama, paguajmë 1 mln më shumë taksa në vit

spot_img
spot_img

Tregtarët në lagjen Zdrale në Shkodër i kanë shumë të thjeshta llogaritë: qeveria i detyron të paguajnë më shumë, ata fitojnë krejt pak. Shumë prej tregtarëve ia thanë keto fakte  kandidatit të PD Bardh Spahia.  “Ne vetëm paguajmë, drita, ujë, sigurime, të gjitha të rritura. Sot kam bërë vetëm 5 mijë lekë xhiro.”- tha një tregtare. “Po të bëjmë sefte 1-2 artikuj gjuthë dutën, jemi të gëzuar”- tregoi një tregtar këpucësh. “Me zor, me zor, me zor po mbijetojmë”- thotë një tregtar tjetër që uron të ketë ndryshim në 25 Prill.

Takimet e kandidatit Spahia nxorën në pah vetëdijen e qytetarëve për propagandën e qeverisë dhe fshehjen e realitetit. “Janë rreth 1 milionë lekë shpenzime më tepër në vit, xhiro ka rënë, njerëzit nuk kanë, – tha një tregtar, i cili ka një mesazh për kandidatët e PS. – Këto fjalë doja me ia thënë kandidatëve të PS që flasin në telefon me Edi Ramën sikur gjendja jonë është e mrekullueshme”.

Bardh Spahia inkurajoi tregtarët të flasin me çdo të njohur për t’u bërë pjesë e ndryshimit ditën e votimit. “T’i japim përpara me të gjithë forcën dhe në 25 ta ndryshojmë. Të bashkojmë sa më shumë qytetarë rreth vetes duke votuar PD dhe dyje bërë të mundur ndryshimin e madh”- u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular