BallinaAktualitetPaloka në Komisariatin 6: Rama sa më shumë të shtojë dhunën, aq...

Paloka në Komisariatin 6: Rama sa më shumë të shtojë dhunën, aq më të fortë e bën reagimin qytetar

spot_img
spot_img

“Edi Rama sa më shumë të shtojë dhunën dhe represionin, aq më të fortë e bën reagimin qytetar. Edi Rama nuk i tremb më, por i revolton më shumë njerëzit duke i afruar ditët e fundit të qeverisjes së tij” tha sot Edi Pakoka nga komisariati nr.6.

DEKLARATA E N/KRYETARIT EDI PALOKA NË KOMISARIATIN 6

Gjendja po degjeneron çdo ditë e më shumë. Ky kryeministër që ka humbur, jo vetëm toruan, por çdo lloj ndjeshmërie njerëzore, ka arritur ta çojë vendi dhe po e çon çdo ditë e më shumë, drejt një përplasje, që të jem i sinqertë, nuk dihet se çfarë pasojash mund të ketë. Sigurisht që i pari që do të përgjigjet, do të jetë vetë ai, vetë Rama, por pasojat për fat të keq po i vuajnë dhe qytetarët.

Sot, siç jeni në dijeni, protestuesit e Unazës së re kanë dalë në rrugë sepse kanë parë forca të shumta policie në vendin ku protestojnë, ku kanë shtëpitë e tyre, dhe kanë menduar për një moment se policia, siç ka bërë këto ditë te Bregu i Lumit ku hodhi gaz dhe helm mbi fëmijë dhe të moshuar, për të ju prishur më pas shtëpitë, janë ngritur të gjithë dhe kanë dalë në rrugë për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Një aferë me miliona euro korrupsion, e vërtetuar tashmë nga të gjithë, e bërë publike dhe e denoncuar deri në Amerikë si aferë korruptive, është sot kyçi i gjithçkaje. Rama vazhdon të ngulë këmbë të marrë milionat e korrupsionit, dhe për këtë nuk ndalet para asgjëje. As para dhunës, as para prishjes së shtëpive të këtyre banorëve, as para dhunimit të fëmijëve dhe të moshuarve, siç kanë bërë dhe sot.

Edhe njëherë e përsëris; banorët kanë dalë aty ku protestojnë përditë, sepse kanë menduar se policia ka ardhur të ju prishë shtëpitë. Kanë dalë dhe janë përballur me realitetin e dhunës, ku një polici që vetëm e shqiptarëve nuk mund të jetë më, për të mbrojtur kreun e krimit, kryeministrin e krimit në Shqipëri, janë sulur si bisha mbi qytetarët, duke i dhunuar me gaz, me lëndë djegëse, dhe me gjithçka që kanë pasur në dorë. Kanë marrë burra e gra dhe i kanë përplasur në furgonat e policisë dhe tani janë brenda, ku mbahen pa asnjë të drejtë, në kundërshtim edhe me ligjin, por edhe me të drejtën njerëzore.

Pyetje: Zoti Paloka, mes të shoqëruarve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Keni kontaktuar me të?

Paloka: Këta nuk ndalen më para asgjëje. Siç e dini, i shoqëruar në komisariat është dhe deputeti, jo ish-deputeti, po deputeti Klevis Balliu, sepse ka marrë votat e qytetarëve për të qenë deputet, nuk e bën Rama. Ai është deputet i shqiptarëve. Është i mbyllur tani në komisariat, sepse doli edhe njëherë, siç bën përditë, në mbrojtje të banorëve që në fund të fundit, mbrojnë shtëpitë e tyre, mbrojnë strehën për fëmijët e tyre.

Kjo është mënyra se si vepron kjo qeveri. Të jetë i bindur Rama dhe kushdo tjetër, që do të marrë përgjigjen e merituar. Sa më shumë ta shtojë dhunën dhe represionin, aq më i fortë do të jetë reagimi qytetar. Asnjë prej atyre që deri më sot kanë përfunduar në birucat e policisë, nuk është trembur. Ta dijë mirë kryeministri. Jo vetëm nuk i tremb më, por i revolton më shumë këta njerëz dhe vetëm i afron ditët e fundit të vetës së tij dhe të qeverisë së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular