BallinaAktualitetBardhi: Se njohim kreun e Policisë Tiranë, është një kriminel që paguhet...

Bardhi: Se njohim kreun e Policisë Tiranë, është një kriminel që paguhet me taksat e qytetareve

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, nga Komisariati numër 6 u shpreh i revoltuar me situatën e krijuar. Ai tha se arrestimet e shoqërimet janë për turp dhe bëhen nga një polici kriminale.  Banorë të Unazës së Re dhe ish-deputetë të PD-së gjenden jashtë komisariatit numër 6 në Tiranë dhe kërkojnë lirimin e protestuesve të shoqëruar, mes të cilëve edhe të ish-deputetit Klevis Balliu.

Ja deklarata e plotë e tij tek Komisariati 6

Drejtori i Policisë së Tiranës me urdhër politik të Edi Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje flagrante të ligjit. Janë duke fabrikuar prova dhe fakte me urdhër politik të Edi Ramës për të mbajtur katër qytetarë të pafajshëm, mes tyre deputetin e opozitës Klevis Balliu të shoqëruar në polici. I bëj thirrje të drejtepërdrejte Ministrit të Brendshëm.

Mos guxo të provokosh popullin opozita. Përgjegjësia do të jetë mbi Ministrin e Brendshëm sepse ne nga ky momentin nuk e njohim më institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel, që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, për të luftuar krimin, ndërkohë që i ka shpallur luftë qytetarëve.

Të jetë i sigurt që luftën që i ka shpallur qytetarëve do ta marrë mbrapsht.

Nga ky moment, opozita nuk njeh Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel në krye të Policisë së Shtetit. Nuk njohim Institucionin e Drejtorit të Policisë së Tiranës dhe do të marrë përgjigjen e merituar personale dhe ligjore nga qytetarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular