BallinaKryesore“Rama nuk e mbajti zotimin e 2013-ës”, Basha: Futi në parlament njerëz...

“Rama nuk e mbajti zotimin e 2013-ës”, Basha: Futi në parlament njerëz me rekorde kriminale

Kreu i PD, Lulzim Basha teksa na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit ka shtruar një pyetje në Instagram për qytetarët.

Basha pyet nëse e mbajti Rama zotimin për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëatrëve të parlamentit.

Është vetë lideri i PD që jep përgjigjen, dhe thotë jo, pasi sipas tij Rama kriminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kriminale, por që u larguan falë iniciativës ligjore të PD, dekriminalizimit.

“A e mbajti Rama zotimin e 2013 për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëtarëve të parlamentit?

Përgjigja Jo, Edi Rama kriminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kriminale, të culët u larguan falë ‘’Dekriminalizimit’’, iniciativës ligjore të PD”, – tha Basha.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular