BallinaAktualitetKontrollorët apelojnë vendimin, duan të dalin nga qelia

Kontrollorët apelojnë vendimin, duan të dalin nga qelia

spot_img
spot_img

Tre kontrollorët e arrestuar rreth një javë më parë, të akuzuar si organizator të protestës që solli edhe bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit, kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë dhënë ndaj tyre.

Nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës, kontrollorët kanë depozituar ketë të mërkurë kërkesën për masë më të butë sigurie.

Rreth një javë më parë gjykata e Tiranës ndaj kontrollorëve Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin caktoi masën ‘arrest me burg’, ndërsa Flora Ndreca u la në ‘arrest shtëpie’.

Ndaj tyre ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim. Si provë kryesore ndaj tyre prokuroria ka përgjimet telefonike.

Sipas dosjes hetimore janë zbardhur teë gjitha komunikimet që kontrollorët kanë kryer me njëri tjetrin në Whatssap.

Grupi i hetimit në bazë të bisedave ka arritur të provojë se Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini kanë ndikuar tek kontrollorët që të plotësojnë formularin për paaftësi të përkohshme në punë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular