Lideri i opozitës, Lulzim Basha, në një takim në zonën e Kombinatit në kryeqytet, theksoi se ndryshimi vjen përmes Partisë Demokratike dhe aleatëve.
Ai tregoi se kryeministri Edi Rama po e pranon humbjen më 25 prill, ndaj i ka ofruar idenë e qeverisjes, e shtoi, se kjo gjë nuk do të ndodhë sepse Shqipëria do të zhvillohet vetëm me largimin e tij nga pushteti.
“Banorë të Kombinatit faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme, për këtë shpresë dhe besim që reflektoni sot, në sytë tuaja, zërin tuaj, kjo energji është garanci për ndryshim, për 25 prillin. Dita e baballarëve të shpronësuar, të rinjve të nëpërkëmbur, me votën tuaj për numrin 9 do i çlironi nga 8 vite keqqeverisje.
Ata do të jenë gati për të qenë brezi i Evropian i Shqipërisë Evropiane. nevojën për ndryshim e ndjej kudo. Varg i gjatë njerëzish, automjetesh, që janë bërë bashkë për të shprehur padurimin. I kërkoj ndjesë atyre që përjetojnë ngecje për trafikun, e i garantoj se ngecja e Shqipërisë merr fund më 25 prill. Do e hapim rrugën drejt BE, do e bëjmë të gjithë së bashku, sepse kemi një pan që në qendër ka familjen.
Më 25 prill vota s’është për mua, 25 prilli s’bëhet për Lulzim Bashën dhe PD, jo që jo atij që kishte tetë vite me radhë dhe iu la në baltë. Ju e dini se tetë vite me radhë në vend që të mbante premtimet ndaj jush, mendoi vetëm për veten e tij, një grusht njerëzish. Ju e dini fare mirë, për tetë vite nëse nuk ke plotësuar premtimet e njerëzve dhe bërë premtimet realitet nuk ke të drejtë të kërkosh edhe katër vite të tjera. Ai po vjen prapë dhe po u troket për katër vite të tjera, por ju ia keni mbyllur derën. Këtu nga Kombinati, dua t’iu them ju, qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.
Edhe Edi Rama e dinë që shqiptarët ia kanë mbyllur derën, e ka pranuar humbjen, kërkon të bashkëqeverisë me ne. Dua t’i them nga Kombinati që nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë përmes përkushtimit, Aleancës për Ndryshim, votoni numrin 9 për ndryshimin. Vetëm vota juaj do e bëj ndryshimin realitet. Për të bërë ndryshimin e mundur për ju vetë, prindërit tuaj votoni numrin 9. Zoti iu bekoftë, votoni numrin 9, ndryshimin, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.