Një 33-vjeçar është plagosur sot në Fier, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Fierit për kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.