Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë në Parma, të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë.
Në pranga të policisë kanë rënë Leonardo Marku, lindur në vitin 1999 dhe Aleks Abdyli i datëlindjes të vitit 1996. të dy ishin shtetas shqiptarë që jetonin në mënyrë të parregullt në shtetin e Italisë). Një pjesë e drogës që është kapur ishte paketuar dhe po bëhej gati për t’u shitur në treg.
Hetimet e karabinierëve kanë nisur, pasi banorët vendas kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme, për persona të dyshimtë, të cilët thuhej se shpërndanin drogë në zonë.
Pasi u arrestuan, dy shqiptarët do paraqitën para gjykatës dhe më pas do të dëbohen nga territori italian.