Nuk mund të mbetej pa një trofe këtë sezon Barcelona dhe diçka të tillë e kishte thënë edhe Koeman. Katalanasit triumfojnë në Kupën e Mbretit dhe e vënë në palmaresin e klubit për here të 31 në historinë e futbollit spanjoll teksa viktimë e finales ishte Atl. Bilbao.
Këta të fundit humbasin finalen e dytë të Kupës në pak ditë pas asaj me Sociedad teksa këtë mbrëmje nuk kishte histori. Barcelona dominoi nga fillimi në fund basket pavarësisht se pjesa e parë u mbyll në barazim ndërsa aq mundën të rezistonën pasi katalanasit çanë rrjetën 4 herë, fillimisht me Griezmann në 60’, De Jong në 63 dhe më pas Messi me dy gola në 68’ dhe 72’.
Ndoshta me këtë trofe të ngritur nga kapiteni Messi gjërat do të ndryshojnë dhe argjentinasi do të konfirmojë qëndrimin për të rinovuar kontratën.