Drejtuesi politik i PD për Kamzën, Paskuqanin, Vorën dhe Zallherrin, Flamur Noka, ka theksuar se nga mijëra takimet e realizuara këto javë, kam kuptuar se njerëzit janë lodhur nga premtimet e pambajtura dhe dështimet 8 vjeçare të Edi Ramës.
‘25 prilli është një ditë për të votuar dhe për të fituar! Të bashkojmë votën tonë për ta bërë më të mirë jetën e fëmijëve tanë, në Kamëz, në Paskuqan, në Vorë, në Zallherr, në të gjithë Shqipërinë. Bashkimi ynë sjell ndryshimin!’, shkruan Noka në Facebook.
Postimi i plotë i Flamur Nokës:
Në zgjedhjet e 25 prillit, kam nderin të përfaqësoj zonat e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Zallherrit.
Nga mijëra takimet e realizuara këto javë, kam kuptuar se njerëzit janë lodhur nga premtimet e pambajtura dhe dështimet 8 vjeçare të Edi Ramës.
Njerëzit duan ndryshim!
25 prilli është një ditë për të votuar dhe për të fituar!
Të bashkojmë votën tonë për ta bërë më të mirë jetën e fëmijëve tanë, në Kamëz, në Paskuqan, në Vorë, në Zallherr, në të gjithë Shqipërinë.
Bashkimi ynë sjell ndryshimin!
#ShqipëriaFITO #Voto9PD
#VotoPartiaDemokratike #FlamurNoka