Zyrtarisht kemi hyrë në javën e fundit të fushatës, e më 25 prill, shqiptarët do të drejtohen në qendrat e votimit, për të bërë zgjedhjen e tyre.
Kur jemi 6 ditë larg kësaj dite, kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar në “InstaStory”, një nga 100 dështimet sipas tij, të kryeministrit Edi Rama.
Ai thotë se një nga arsyet që kanë nxitur largimin e të rinjve nga vendi, janë papunësia dhe korrupsioni, e për këtë, fajëson qeverinë e këtyre tetë viteve.
“6 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cilët janë faktorët kryesor që nxisin largimin e të rinjve? Përgjigja: Papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga të rinjtë si faktorët kryesorë që nxisin rininë të largohet nga vendi”, shkruan Basha.