BallinaKryesoreE ka pasur nënën mësuese, Lulzim Basha tregon si ka qenë kjo...

E ka pasur nënën mësuese, Lulzim Basha tregon si ka qenë kjo eksperiencë: Ishte një barrë e dyfishtë

spot_img
spot_img

I ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek “E Diela Shqiptare” ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe bashkëshortja e tij Aurela. Ata kanë bërë një rrëfim ndryshe duke zbuluar më shumë për jetën e tyre private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se si ka përjetuar faktin që e ëma ka qenë dhe mësuesja e tij dhe nëse ishte e vështirë apo e lehtë për të.

Ardit Gjebrea: Shkollën 8-vjeçare më duket se Luli e kryer tek Skënder Çaçi, ka qenë mësuese dhe mamaja juaj.  Ndonjëherë sa e lehtë dhe e bukur duket, aq e vështirë dhe me përgjegjësi duket që je në një shkollë ku e ke dhe mamanë mësuese, si e mban mend?

Lulzim Basha: Është fakt publik për të gjithë moshatarët e mi, qoftë për ata më të mëdhenj se unë apo ata pak më të rinj se unë, për të gjithë brezin e mësuesve që ishte në mënyrën më absolute një barrë e dyfishtë. Nëna ime që dua ta përshëndes sot, të gjithë i kemi fjalët në majë të gojës për dashurinë për nënën dhe që i detyrohemi gjithçka, është e vështirë të gjesh fjalë të tjera por unë me të vërtetë i detyrohem shumë, shumë nënës sime. Ajo ka qenë një shtysë e jashtëzakonshme që unë të jepja më të mirën time. Pasi përfundova gjimnazin ishte një largim dramatik për familjen sepse u ndamë.

Lulzim Basha tregon se sapo mbaroi gjimnazin ai dhe Aurela të cilën e kishte vetëm shoqe, u nisën për studime në Holandë, ku u përballën me një kulturë dhe realitet krejt tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular