BallinaKryesore“Besoj isha shqiptari i fundit që…”/ Basha tregon momentin kur i kërkoi...

“Besoj isha shqiptari i fundit që…”/ Basha tregon momentin kur i kërkoi dorën Aurelës dhe dasmën me qindra të ftuar

spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëfyer edhe momentin kur bashkë me dajën ka shkuar për t’i kërkuar dorën e Aurelës në familjen e kësaj të fundit.

Të ftuar në emisionin “E Diela Shqiptare”, ata treguan detaje për dasmën e tyre me qindra të ftuar.

Gjebrea: Ja kërkuat dorën?

Basha: Po pa diskutim që po, po jua them si ka ndodhur sepse është edhe një moment i veçantë, prekës për mua. Daja im që u nda nga jeta në shtator, me të cilin kam qenë shumë i lidhur dhe që e donte shumë Aurelën ç’është e vërteta. Aurela jetonte dhe punonte në Holandë, unë jetoja dhe punoja në Prishtinë në Kosovë nga prej vij me origjinë edhe nga nëna, kanë lindur në Tiranë, por të dy prindërit vijnë nga Kosova.

Kanë ardhur në Shqipëri në vitet 20 nga Kosova dhe sigurisht që vjen një moment, më kujtoi që babai ishte martuar 27 vjeç etj., etj. e kështu e ashtu dhe i thashë ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Dakord më thanë po ti në Kosovë ajo në Holandë ne nuk jemi aq të rinj etj… dhe i them ok dakord, bëj një bisedë me Aurelën dhe më thotë, unë e konsideroj që ne jemi bashkë, por në qofte se kjo është e rëndësishme me sa duket familja bëjë siç duhet me traditë. Ka një traditë në familjen tonë dhe jo vetëm për familjen tonë, por në ato treva që për dorën çohet daja.

Shtëpia e prindërve me dajën janë në të njëjtën rrugë me atë të dajës dhe shkojmë te familja e Aurelës pasi i kishin informuar paraprakisht, për t’i kërkuar dorën pas një marrëdhënie shumëvjeçare sigurisht dhe familjet kishin njohje. Ishte një moment tipik formal. Kur e kujtoj them me vete ndoshta isha shqiptari i fundit që ka çuar dajën për të kërkuar dorën e bashkëshortes.

Gjebreja: Po dasmën si e mbani mend?

Aurela: Me shumë njerëz!

Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz!

Aurela: Ne dasmën e kemi bërë në Tiranë. Unë isha në Holandë.

Basha: Ishte një moment i veçantë për familjen time. Unë kam lindur pas 10 vjetësh martesë të prindërve të mi. Disa para meje nuk ia kanë dalë të mbijetojnë! Unë kam qenë djali i madh dhe kam qenë në qendër të vëmendjes. Kështu për ta, për gjyshen ishte një moment i veçantë dasma jonë. Dy familje të mëdha tradicionale shqiptare dhe një rreth shoqëror në fund na kanë dalë 120 shokë. Pritja mund të ketë kaluar 600-700 veta, dasma 400 plus. Besoj ka qenë dasma e fundit te Hotel Dajti. Besoj dasma e fundit. Me një sallë të lartë, me llampadarë kristali, dritare të mëdha. Por vetëm kjo kishte mbetur dhe një kuzhinë thuajse e rrënuar. Mu desh të merrnim të gjitha masat për dasmën e 8 majit 2004.

Aurela: Pas dasmës edhe një vit e gjysmë nuk kemi jetuar bashkë. U ktheva në 2005. Erdha para zgjedhjeve dhe u bëmë të dy me një shtëpi në një shtet bashkë. Vërtetë u bëmë bashkë në një shtëpi, por Luli ishte tërë kohës jashtë shtëpisë.

Basha: Bashkëjetesa mbetet një synim i përditshëm i yni (qesh).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular