Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të takimeve të fushatës elektorale në Kamëz është pritur nga qindra qytetarë. Gjatë ecjes në rrugët e qytetit, Bashës i kërkohej nga qytetarët që të vijë ndryshimi, ndërsa kryedemokrati u përgjigjej se ajo mund të sigurohej duke votuar numrin 9 më 25 prill.
Surprizuese për Bashën ka qenë një banderolë e realizuar nga Forumi Rinor Demokratik Kamëz, ku shkruhej: “Mirë se erdhe në Kamëz Kryeministri i ardhshëm”.Nga krahu tjetër Basha, nuk e ka fshehur gëzimin e kësaj surprize të ëmbël.