Edhe Tifozat “Kuqezi” ishin sot pjesë e protestës në Tiranë kundër Vuçiç dhe Dodik

2
332

Tifozat Kuq e Zi, sot, në 8 maj, ora 6:00 mbasdite do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik, në Tiranë.“Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tek monumenti i vëllezërve Frashëri”, thuhet në thirrjen e tyre të botuar në Facebook. Protesta organizohet nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. Vuçiq është presidenti i Serbisë, ndërsa Dodik, udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnjes është një nga kërcënuesit më të mëdhenj të paqes në Ballkan.“Nëse Vuçiqi është ftuar e do të vijë në Tiranë, me ose pa vëllain e politikave të tij ekstremiste, Dodikun, atëherë reagimi qytetar ka për të qenë i pashmangshëm”, ka deklaruar Vetëvendosja, që u ka bërë thirrje institucioneve të Shqipërisë të sqarojnë menjëherë dhe publikisht se kush është ftuar e kush shkon në Tiranë në datat 8 dhe 9 maj, dhe cilat do jenë temat e këtij takimi.VV ka nënvizuar se Aleksandar Vuçiqi ka qenë Ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë dhe se mbetetpo ai që ka qenë. (r.a./Illyria)

2 KOMENTET

Comments are closed.